Mashtrimi, dënohet me 3.5 vjet burg gruaja e ish- futbollistit Fortuzi
Gjykata e Tiranës ka dhënë një dënim me 3.5 vjet burg për bashkëshorten e Indrit Fortuzit, ish- futbollistit të njohur të "Tiranës" dhe Kombëtares. E pandehura Junida Fortuzi, ish- zotëruese e një agjencie turistike, u deklarua fajtore për akuzën e "mashtrimit më shumë se një herë". Kjo vepër penale dyshohet të jetë kon- sumuar në dhjetor të vitit 2015, kur ajo ka shitur disa bileta avioni, që më pas kanë rezultuar të pavlefshme. Bashkëshortja e futbollistit është gjykuar në mungesë në Gjykatën e Tiranës, pasi masa e sigurisë e caktuar ndaj saj nuk është ekzekutuar. "Deklarimin fajtore të të pandehurës Junida Fortuzi për kryerjen e veprës penale të ' mashtrimit më shumë se një herë' dhe dënimin e saj me 3 vjet e 6 muaj burgim. Pushimin e gjykimit për të pandehurën Junida Fortuzi e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ' mashtrimit me pasoja të rënda', pasi ndjekja penale për këtë vepër nuk duhet të kishte filluar", thuhej në dispozitivin ...